Njoftim për shfaqjen e shpeshtë të mesazheve mashtruese për pagesën e kundërvajtjeve në trafik
Ministria e Punëve të Brendshme e informon publikun se gjatë periudhës së fundit është vërejtur një rritje e sulmeve phishing, të cilat kryhen përmes mesazheve të rreme SMS, e-maileve, faqeve të internetit, aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale.
Mesazhet e rreme pretendohet se vijnë nga Departamenti për Automjete, si njoftim nga sistemi „Qyteti i Sigurt“, dhe përmbajnë një lidhje të rreme përmes së cilës qytetarët ridrejtohen për të kryer pagesën e një kundërvajtjeje të pretenduar në trafik.
U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit, të mos hapin lidhje dhe mesazhe të dyshimta dhe të mos ndajnë kurrë të dhëna personale, si numrat e kartelave bankare, fjalëkalimet ose identifikuesit personalë përmes kanaleve të paautorizuara. Gjithashtu, duhet të kontrollojnë adresën e dërguesit, pasi institucionet dhe kompanitë zyrtare përdorin domene zyrtare, të përdorin autentifikimin me dy faktorë (2FA) për mbrojtje shtesë të llogarive të tyre dhe të raportojnë mesazhet e dyshimta tek institucionet kompetente ose tek banka përkatëse.
Njoftimet SMS për një kundërvajtje të kryer duhet të jenë nga dërguesi „MVR-SC“. Në tekst duhet patjetër të përmbajnë targën e automjetit që ka kryer kundërvajtjen dhe një lidhje në formatin:
https://safecountry.mvr.gov.mk…
Sektori për Krime Kompjuterike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme vazhdon me hetime aktive dhe ndërmarrjen e masave për zbulimin dhe sanksionimin e autorëve të këtyre llojeve të mashtrimeve.













