Monday, August 17, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNdërpritet transporti në Komunën e Strugës – transportuesit paralajmërojnë bojkot nga data...

Ndërpritet transporti në Komunën e Strugës – transportuesit paralajmërojnë bojkot nga data 24 gusht

Grupi i transportuesve të linjave të udhëtarëve në Komunën e Strugës ka njoftuar se nga data 24 gusht 2026 do të ndërpresë shërbimin e transportit në disa linja, për shkak të, siç thuhet, mungesës së përgjigjes nga Komuna e Strugës.

Sipas njoftimit të transportuesve, më 24 korrik 2026 është dorëzuar kërkesë në Komunën e Strugës, por deri më tani nuk është marrë përgjigje.

Transportuesit kërkojnë zgjidhje për borxhin e papaguar shumëvjeçar, si dhe për çmimet e biletave, të cilat, sipas tyre, nuk janë ndryshuar që nga viti 2022, ndërkohë që shpenzimet për mirëmbajtjen dhe operimin e transportit janë rritur ndjeshëm.

Për shkak të këtyre problemeve, transportuesit kanë paralajmëruar se nga 24.08.2026 do të ndërpresin transportin në këto linja:

– Strugë – Lozhan
– Strugë – Misleshevë
– Strugë – Moriçshtë
– Strugë – Drasllajcë
– Strugë – Livadhi
– Strugë – Koroshishtë
– Strugë – Delogozhdë
– Strugë – Mislodezhdë
– Strugë – Nerezi
– Strugë – Vranihtë
– Strugë – Radozhdë

Ndërprerja e këtyre linjave do të prekë një numër të madh të banorëve të fshatrave të Strugës, të cilët e përdorin transportin e linjës për të udhëtuar drejt qytetit dhe për nevoja të përditshme.

Transportuesit kërkojnë që institucionet kompetente të reagojnë dhe të gjendet një zgjidhje për problemet e akumuluara, në mënyrë që të shmanget ndërprerja e transportit publik.

Tashmë mbetet të shihet nëse Komuna e Strugës do të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e situatës para datës së paralajmëruar për ndërprerjen e shërbimeve.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!