Sunday, August 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTragjedi në Hungari: 12 të vdekur dhe mbi 10 të plagosur në...

Tragjedi në Hungari: 12 të vdekur dhe mbi 10 të plagosur në aksidentin e autobusit

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë rrugor në Hungari, ku u përfshi një autobus me targa polake.

Lajmin e bëri të ditur të dielën në mëngjes kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, përmes një postimi në Facebook.

Autobusi doli nga rruga, ra në një kanal dhe u përmbys gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, pranë qytetit Mezőkeresztes, në lindje të Hungarisë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, në autobus, i cili kishte dy drejtues, ndodheshin 57 persona.

“12 persona humbën jetën dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën rëndë gjatë natës, pasi një autobus me targa polake doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal në autostradën M3”, shkroi kryeministri Magyar.

Ai shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe falënderoi të gjithë personat e angazhuar në operacionin e shpëtimit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!