Sunday, August 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriZjarr në një hotel në Vlorë, 7 persona në spital, pushuesi nga...

Zjarr në një hotel në Vlorë, 7 persona në spital, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë

Një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë është përfshirë nga një zjarr, duke shkaktuar panik dhe frikë te pushuesit që ndodheshin brenda.

Situata është bërë veçanërisht e rrezikshme për personat që ndodheshin në katet e sipërme të godinës. Një prej pushuesve, me origjinë nga Kosova, ka treguar momentet e tmerrit gjatë përhapjes së flakëve.

“U hodha nga kati i dytë, kishte edhe familje të tjera që u hodhën”, ka deklaruar ai, raporton TCH.

Pas alarmit, në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të lokalizuar flakët.

Nga zjarri, shtatë persona kanë marrë trajtim mjekësor. Tre prej tyre, për shkak të gjendjes së tyre, janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!