Friday, August 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiVeprimtari Jeton Lleshi godet Komunën e Strugës: “Mickoskin e Presidenten i pritën...

Veprimtari Jeton Lleshi godet Komunën e Strugës: “Mickoskin e Presidenten i pritën krahëhapur, qytetarët në Qafë Thanë i lanë vetëm”

Jeton Lleshi godet Komunën e Strugës: “Mickoskin e Presidenten i pritën krahëhapur, qytetarët në Qafë Thanë i lanë vetëm”

Jeton Lleshi ka reaguar ashpër ndaj Komunës së Strugës, duke kritikuar mungesën e përfaqësuesve komunalë gjatë pritjeve të gjata në Qafë Thanë.

Ai shkruan se për Mickoskin dhe Presidenten u organizuan pritje “me krahëhapur”, ndërsa qytetarët që pritën me dhjetëra minuta në kufi nuk panë asnjë përfaqësues të Komunës së Strugës.

Lleshi paralajmëron se vitin e ardhshëm çështjen do ta ngrejë edhe më fuqishëm, madje “bashkë me Brukselin”, ndërsa i kërkon komunës të përgatisë informacion të qartë për turistët: ku janë parkingjet, plazhet, çfarë ndodh me kanalizimet, mbeturinat dhe furnizimin me energji.

“Strugën e duam të pastër, funksionale dhe të sistemuar”, shkruan Lleshi.

Mesazhi është i drejtpërdrejtë: pritjet protokollare nuk e bëjnë Strugën evropiane – shërbimet për qytetarët po.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!