Wednesday, August 12, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShteti këtë muaj do të shesë për skrap 990 automjete të vjetra

Shteti këtë muaj do të shesë për skrap 990 automjete të vjetra

Nga Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar informojnë se objekt i shitjes janë gjithsej 990 automjete të dëmtuara (automjete pasagjerësh dhe transporti, motoçikleta, traktorë, rimorkio), të cilat kanë statusin e materialit të mbeturinave.

– Janë vlerësuar 990 automjete të cilave u është dhënë statusi i materialit të mbeturinave. Sasia e saktë në kilogramë e automjeteve për hekur të vjetër do të përcaktohet në ditën e peshimit dhe do të dokumentohet me fletëpeshime, pas së cilës do të bëhet faturimi me sasitë e sakta.

Për të gjitha automjetet së bashku, çmimi fillestar për shitjen në ankandin elektronik publik është 13 (trembëdhjetë) denarë për një kilogram hekur të vjetër pa TVSH, theksuan nga Agjencia.

Ankandi publik do të zhvillohet më datën 21.08.2026, duke filluar në orën 10:00 dhe do të zgjasë një orë e gjysmë, pra deri në orën 11:30.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!