Më datë 10.08.2026, në ora 00:30, në fshatin Radozhdë, Strugë, zyrtarë policorë nga SPB Strugë i privuan nga liria D.D. (37) nga Shkupi, me qëndrim të përkohshëm në fshatin Radozhdë, si dhe S.F. (36), F.V. (33) dhe N.Ç. (36), të gjithë nga Prilepi.
Sipas kallëzimit, paraprakisht, në një shtëpi vikendi në pronësi të D.D. në fshat, tre personat nga Prilepi e kanë sulmuar fizikisht D.D.-në dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Gjatë kryerjes së këqyrjes në lidhje me përleshjen fizike në shtëpinë e vikendit, zyrtarët policorë kanë gjetur një substancë të bardhë në formë pluhuri, pas së cilës është marrë urdhër nga prokurori publik dhe zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e vikendit.
Gjatë bastisjes është gjetur edhe marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
(Struga Ekspres)













