Monday, August 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTë enjten dhe të premten priten reshje shiu dhe bubullima

Të enjten dhe të premten priten reshje shiu dhe bubullima

Sot pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Gjatë pasdites, në zona të caktuara mund të zhvillohen dukuri të izoluara të paqëndrueshmërisë atmosferike, të shoqëruara me reshje të shkurtra dhe intensive shiu, si dhe bubullima. Era do të jetë e dobët deri mesatare dhe do të fryjë kryesisht nga veriu.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 14 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 40 gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë rreth 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 40 gradë Celsius.
Edhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të vazhdojë moti i qëndrueshëm, me diell dhe temperatura të larta. Në disa zona do të ketë vranësira të herëpashershme të pakta deri në mesatare. Temperaturat e ditës do të mbeten të larta dhe lokalisht mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, ndërsa nxehtësia do të ndihet edhe gjatë orëve të natës.

Ndryshime të motit priten të enjten dhe të premten, kur do të krijohen kushte për paqëndrueshmëri atmosferike, me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!