Saturday, August 8, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionLindim Etemi: Sa shumë servilë po i lëpihen Mendi Qyrës

Lindim Etemi: Sa shumë servilë po i lëpihen Mendi Qyrës

Sa shumë servilë po i lëpihen Mendi Qyrës,kryetarit të Komunës! Jo sepse papritur kanë zbuluar ndonjë dashuri të madhe për të, por sepse po përfitojnë. Dhe kur interesi personal vihet mbi dinjitetin, parimet hidhen në kosh.

Të jesh pranë pushtetit nuk është turp. Turp është të humbësh zërin, dinjitetin dhe ndërgjegjen vetëm për një përfitim.

Një kryetar komune nuk ka nevojë për duartrokitës, servilë dhe njerëz që i thonë “po” për çdo gjë. Ka nevojë për njerëz që i thonë të vërtetën në sy, që e kritikojnë kur gabon dhe që nuk heshtin kur interesi publik cenohet.

Sepse aty ku pushteti nuk kritikohet, demokracia fillon të vdesë.

Nëse një kryetar nuk kritikohet aty ku duhet të kritikohet, atëherë problemi nuk është vetëm te kryetari. Problemi është te një shoqëri që ka zgjedhur heshtjen përballë interesit.
Dhe kur servilizmi shpërblehet, ndërsa kritika ndëshkohet, kemi vetëm një emër për këtë: degradim moral.

Ne nuk duhet të heshtim.
Nuk duhet të përkulemi.
Nuk duhet ta shesim fjalën për asnjë përfitim.
Vazhdojmë përpara, me zë të lirë, me kritikë të drejtë dhe mbi të gjitha, me dinjitet!

Shkruan: Lindim Etemi-gazetar

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!