Shkëlqen strugani Dion Shabani nga Kalishti me 37 pikë! Maqedonia e mposhti bindshëm Qipron në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian
Përfaqësuesja kadete e Maqedonisë (U16) e nisi me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian – Divizioni B, duke e mposhtur Qipron me rezultatin 83-62.
Meritën më të madhe për këtë triumf e pati Dion Shabani, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe shënoi 37 pikë, duke konfirmuar se është një nga talentet më të mëdha të basketbollit maqedonas. Shabani gjuajti me 72% saktësi, duke realizuar 10 nga 12 tentime për dy pikë, 3 nga 6 për tre pikë dhe 8 nga 10 gjuajtje të lira.
Basketbollisti i ri edhe një herë tregoi potencialin e tij të jashtëzakonshëm. Ai tashmë ka në CV edhe një arritje të rrallë – rekordin prej 110 pikësh të shënuara në një ndeshje të ligës së të rinjve në Maqedoni.















