Vendi do të përfshihet edhe sot nga moti i nxehtë dhe me diell, me temperatura që në disa zona arrijnë deri në 36 gradë Celsius. Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet të regjistrohen temperaturat më të larta të ditës.
Për shkak të vapës, qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin në diell nga ora 10:00 deri në 18:00, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Meteorologët njoftojnë se moti i nxehtë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa nuk përjashtohet që temperaturat të rriten edhe më tej.













