VLEN po i lë qytetarët dhe mërgimtarët në mëshirën e çmimeve rekord të derivateve
Sezoni veror duhej të ishte periudha kur mërgimtarët tanë ndihen të mirëpritur në vendlindje. Në vend të kësaj, ata po përballen me çmime rekord të derivateve dhe me një qeveri që nuk ndërmerr asnjë masë për t’i mbrojtur qytetarët.
Rritja e fundit e çmimeve të benzinës dhe naftës po godet drejtpërdrejt buxhetin e çdo familjeje. Më së shumti e ndjejnë qytetarë këtë barrë poashtu dhe mërgimtarët, të cilët gjatë pushimeve përshkojnë mijëra kilometra për të qenë pranë familjeve të tyre, por sapo mbërrijnë përballen me kosto gjithnjë e më të larta.
Qeveria e VLEN-it nuk mund të mjaftohet me arsyetime. Qytetarët presin masa konkrete: kontroll të tregut, politika për zbutjen e goditjes së çmimeve dhe mbrojtje të standardit jetësor.
Në vend të reagimit, kemi heshtje. Në vend të zgjidhjeve, kemi indiferencë. Ndërsa qytetarët dhe mërgimtarët paguajnë gjithnjë e më shumë, qeveria vazhdon të mos ofrojë asnjë plan për t’i mbrojtur ata nga rritja e kostos së jetesës.
Mërgata jonë meriton respekt dhe politika që e mbështesin, jo të kthehet në periudhën kur paguan faturën më të lartë të paaftësisë së kësaj qeverie.
BDI













