Më 05.08.2026, në ora 14:30, në fshatin Radozhdë të Strugës, është privuar nga liria A.S. (56) nga Gjermania, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe hartim i skicave ose vizatimeve të objekteve ushtarake dhe mjeteve luftarake”, në përputhje me nenin 350 të Kodit Penal.
Ai është kapur duke filmuar me dron postën kufitare në fshatin Radozhdë, pronë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARM), zonë e ndaluar për incizim. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të pasojë kallëzimi përkatës.
(Struga Ekspres)













