Më 5 gusht 2026, në ora 07:45, në SPB Ohër është raportuar se në një hotel në Ohër është gjetur pa shenja jete një grua 53-vjeçare nga Republika e Bjellorusisë.
Vdekjen e ka konstatuar një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore nga Ohri, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik do të kryhet autopsi mbi trupin e së ndjerës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, njoftojnë nga SPB Ohër. (Struga Ekspres)













