Për nesër parashikohet mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me paraqitje të herëpashershme të vranësirave të pakta deri mesatare. Era do të jetë e lehtë deri mesatarisht e fortë dhe do të fryjë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 11 deri në 21°C, ndërsa gjatë ditës pritet të ngjiten nga 31 deri në 38°C.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta. Era do të jetë e dobët me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë rreth 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35°C, sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Meteorologët paralajmërojnë se, për shkak të ndikimit të një vale të të nxehtit, edhe ditët në vazhdim do të karakterizohen nga mot i qëndrueshëm, me shumë diell dhe temperatura të larta. Kulmi i vapës pritet gjatë dhjetëditëshit të parë të muajit gusht, kur në disa rajone temperaturat mund të arrijnë deri në 40°C.













