Për sot parashikohet mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme të lehta deri mesatare. Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me intensitet mesatar, ndërsa në disa zona pritet të jetë herë pas here e fortë.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 6 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato të ditës do të arrijnë nga 22 deri në 30 gradë.
Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Era do të jetë e dobët deri mesatare dhe do të fryjë nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë rreth 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 28 gradë Celsius.
Edhe fundjava pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare. Të hënën parashikohen reshje të reja shiu dhe paraqitje e jostabilitetit lokal, ndërsa nga dita e martë kushtet atmosferike do të stabilizohen sërish, të shoqëruara me rritje graduale të temperaturave.













