Një person i dënuar, 27 vjeç, me origjinë nga Kumanova, është gjetur pa shenja jete në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues të K’shanjës, bëri të ditur Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për S.Sh. (27), i cili po vuante dënimin në këtë institucion korrektues.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zyrtarët e SPB Kumanovë, të cilët kanë kryer këqyrjen. Me urdhër të prokurorit publik kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.













