Friday, July 24, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiZimer Limani, mësuesi që nuk e la të shuhet drita e shkollës...

Zimer Limani, mësuesi që nuk e la të shuhet drita e shkollës së Bogovicës

Bogovica, një nga fshatrat më të vjetër shqiptarë të Strugës, e cila ndodhet rreth 15 kilometra larg qytetit, vazhdon të përballet me një zbrazje të vazhdueshme. Ikja e banorëve të mbetur është bërë gjithnjë e më alarmante, duke rritur frikën për shuarjen e këtij lokaliteti, shkruan Struga Ekspres.

Shkolla fillore “Iliria” në Bogovicë, e cila dikur gumëzhinte nga dhjetëra nxënës, para katër vitesh numëronte vetëm katër nxënës nga klasa e parë deri në të pestën, duke rrezikuar mbylljen.

Gjatë vizitës së Struga Ekspres në atë kohë, në fshat mbizotëronte heshtja, me shumicën e shtëpive të mbyllura dhe të braktisura. Drita e arsimit mbahej gjallë nga mësuesi simbol, Zimer Limani, i cili për 35 vjet me radhë iu përkushtua arsimit në këtë lokalitet. Ai falënderonte Struga Ekspres për vizitën dhe për pasqyrimin e gjendjes reale të fshatit.

Sot, Zimer Limani ka katër vite që ka dalë në pension, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të arsimit në Bogovicë.
Në atë kohë, katër nxënësit – Adis Arsllani (klasa e parë), Baftjar Baftjari (klasa e dytë), Mefail Arsllani (klasa e tretë) dhe Erzan Nexhipi (klasa e pestë) – ndiqnin mësimin në një klasë të vetme, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e tyre falë punës së palodhur të mësuesit Limani.

Motivi nuk i mungonte as mësueses së gjuhës angleze, Arbnora Hoxha, e cila udhëtonte nga Misllodezhda për në Bogovicë për t’u zhvilluar mësim katër nxënësve. Ajo shprehej se nxënësit ishin shumë të zgjuar dhe të aftë për të marrë pjesë në gara lokale e rajonale.

Ekipi i Struga Ekspres falënderon aktivisten dhe mërgimtaren nga Struga, Lurata Reçi, e cila bëri të mundur realizimin e atij reportazhi, që sot mbetet një dëshmi e rëndësishme e historisë së shkollës dhe e sfidave me të cilat përballet Bogovica.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!