Friday, July 24, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPolicia e Maqedonisë arreston 32-vjeçarin, mashtroi një grua për një pasaportë të...

Policia e Maqedonisë arreston 32-vjeçarin, mashtroi një grua për një pasaportë të huaj dhe i mori 9.000 euro

Një 32-vjeçar nga Kavadari ka përfunduar në pranga, pasi policia e kapi në momentin kur po merrte 2.000 euro nga një grua 50-vjeçare nga Kumanova. Sipas dyshimeve, ai e kishte mashtruar duke i premtuar se do t’i siguronte një pasaportë të huaj përmes ndërmjetësimit.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti u zbulua pasi gruaja e denoncoi në polici.

Ajo deklaroi se fillimisht i dyshuari i kishte kërkuar 400 euro për procedurën, por më pas kishte vazhduar t’i kërkonte shuma të tjera parash. Në total, brenda një periudhe të shkurtër, viktima i kishte dorëzuar rreth 9.000 euro, ndërsa ai vazhdonte t’i kërkonte pagesa shtesë.

Arrestimi u krye më 23 korrik 2026, rreth orës 13:50, në sheshin e qytetit të Kavadarit, në një aksion të përbashkët të zyrtarëve policorë të SPB Kavadar dhe SPB Kumanovë. Gjatë ndërhyrjes, te i dyshuari u gjetën 2.000 eurot që sapo i kishte marrë nga gruaja. Sipas policisë, kartëmonedhat ishin shënuar më herët me metoda kriminalistiko-teknike, si pjesë e operacionit për dokumentimin e veprës.
Pas ndalimit në stacionin policor, 32-vjeçari u dërgua para prokurorit publik, ku pranoi veprën për të cilën dyshohet.

Autoritetet njoftuan se, pas përfundimit të procedurave hetimore, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Mashtrim”, në përputhje me nenin 247, paragrafi 1 të Kodit Penal.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!