Më 24.07.2026, në ora 00:35, në SPB Ohër është raportuar se në rrugën “Brigada e Parë Sulmuese Maqedonase” në Ohër, një i mitur 15-vjeçar nga Ohri, duke drejtuar një motoçikletë (moped) me targa të Ohrit, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi i mitur dhe bashkëudhëtarja e tij 17-vjeçare nga Ohri. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër.
Nga ekipi hetimor i SPB Ohër është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes.













