REAGIM I BDI – DEGA STRUGË
Komuna e Strugës anashkalon gjuhën shqipe.
Dokumenti zyrtar i drejtuar Gjykatës Themelore në Strugë vetëm në gjuhën maqedonase është dëshmi e qartë e mosrespektimit të statusit zyrtar të gjuhës shqipe.
Është e turpshme që pikërisht Komuna e Strugës, e cila ka detyrim ligjor të përdorë të dy gjuhët zyrtare, zgjedh ta anashkalojë shqipen. Kjo nuk është gabim teknik, por papërgjegjësi institucionale.
I bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës të japë përgjigje publike: A është kjo politika e administratës që ai drejton?
BDI nuk do të heshtë përballë çdo përpjekjeje për të cenuar të drejtat gjuhësore të shqiptarëve.
Gjuha shqipe nuk është favor. Është e drejtë kushtetuese dhe detyrim ligjor.














