Sot në Fakultetin e Biologjisë, Mjekësisë dhe Shëndetit në Universitetin e Mançesterit, Sara Shaqiri mori titullin Magjistre e Shkencave në Fushën e Gjenetikës, duke vlerësuar me nderime (Honours) dhe duke u renditur në Klasën e Parë (First Class), që është një nga vlerësimet më prestigjioze në sistemin universitar britanik.
Dhe sikur kjo krenari nuk mjaftonte, Sarës i ndahet Çmimi për Arritje të Jashtëzakonshme 2026
si studentja më e mirë e programit të Gjenetikës, që i jepet studentit me performancën më të lartë në programin e studimit.
Sara vazhdon studimet e doktoraturës e financuar nga Medical Research Council (MRC) përmes programit Doctoral Training Partnership (DTP) dhe fondacioni North West Cancer Research.


















