Wednesday, July 22, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiDimçe Shipinkarovski: Propozim për vendosjen e transportit publik falas për personat mbi...

Dimçe Shipinkarovski: Propozim për vendosjen e transportit publik falas për personat mbi 64 vjeç

DREJTUAR;
Kryetarit të Këshillit të Komunës së Strugës
Lënda: Propozim për plotësimin e rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit të Komunës së Strugës
Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Ligjit për Transportin në Komunikacionin Rrugor dhe Statutit të Komunës së Strugës, propozoj që rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit të plotësohet me pikën si vijon:
Propozim-konkluzion për obligimin e Kryetarit të Komunës së Strugës që të përgatisë propozim për vendosjen e transportit publik falas për personat që kanë mbushur moshën 64 vjeç nga vendbanimet e Komunës së Strugës.
Propozim-konkluzion
Këshilli i Komunës së Strugës e obligon Kryetarin e Komunës që, në afat prej 90 ditësh, të hartojë dhe t’ia dorëzojë Këshillit Propozim-vendimin, Programin për zbatimin dhe konstruksionin financiar për vendosjen e transportit publik falas për të gjithë personat që kanë mbushur moshën 64 vjeç dhe kanë vendbanim në vendbanimet e Komunës së Strugës, në relacionin fshat – Strugë – fshat.
Mjetet e nevojshme për zbatimin e kësaj mase të sigurohen nga Buxheti i Komunës së Strugës, përmes programit përkatës buxhetor ose me ribalanc të Buxhetit.
Gjatë përgatitjes së propozimit, Kryetari i Komunës të kryejë analizë të mjeteve të nevojshme, të relacioneve, të numrit të përfituesve dhe të mënyrës së organizimit të transportit, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Arsyetim
Me këtë masë do të mundësohet qasje më e mirë e banorëve të moshuar nga zonat rurale në shërbimet shëndetësore, administrative dhe shërbimet e tjera publike në qytetin e Strugës. Transporti publik falas do të kontribuojë në uljen e barrës financiare për qytetarët e moshuar, do të zvogëlojë izolimin e tyre social dhe do të sigurojë barazi më të madhe në qasjen ndaj shërbimeve publike.
Duke pasur parasysh se Komuna e Strugës ka kompetenca ligjore në fushën e transportit lokal të rregullt dhe mund të financojë masa me interes publik, konsideroj se ekzistojnë baza ligjore dhe shoqërore që kjo iniciativë të shqyrtohet dhe të realizohet.
Me respekt,
Dimçe Shipinkarovski

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!