Monday, July 20, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderSot luhet finalja e madhe e kampionatit botëror, Spanja apo Argjentina?

Sot luhet finalja e madhe e kampionatit botëror, Spanja apo Argjentina?

Pas një rrugëtimi plot emocione, surpriza dhe përballje të nivelit më të lartë, Kupa e Botës 2026 mbërrin në aktin e saj përmbyllës. Spanja dhe Argjentina do të përplasen në finalen e madhe, që do të zhvillohet në stadiumin “MetLife” në New Jersey, në një duel që pritet të mbërthejë para ekranit miliona tifozë nga e gjithë bota.

Kjo finale ka një rëndësi të veçantë edhe në aspektin historik. Për herë të parë në një ndeshje vendimtare të Kupës së Botës përballen njëkohësisht kampionia në fuqi e Evropës dhe kampionia në fuqi e Amerikës së Jugut, duke i dhënë sfidës një peshë edhe më të madhe.
Spanja ka qenë ndër skuadrat më bindëse të këtij edicioni. Formacioni i drejtuar nga Luis de la Fuente ka spikatur për organizimin mbrojtës, duke pësuar vetëm një gol gjatë gjithë turneut dhe duke mbajtur portën të paprekur në shumicën e ndeshjeve. Pas barazimit në takimin hapës, iberikët reaguan në mënyrë mbresëlënëse, duke regjistruar gjashtë fitore radhazi dhe duke kaluar me sukses përballë Austrisë, Portugalisë, Belgjikës dhe Francës.
Edhe Argjentina ka dëshmuar edhe një herë pse konsiderohet një nga kombëtaret më të mëdha në historinë e futbollit. Kampionët e botës siguruan biletën për në finale falë fitores dramatike 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale, pas një përmbysjeje spektakolare. Skuadra e Lionel Scalonit mbërrin në këtë duel me 14 fitore radhazi dhe synon të mbrojë kurorën botërore, një sukses që shumë pak përfaqësuese kanë arritur ta realizojnë.
Finalja pritet të jetë edhe një përballje simbolike mes dy brezave. Nga njëra anë është Lionel Messi, i cili mund të zhvillojë ndeshjen e tij të fundit në një Kupë Bote, ndërsa në krahun tjetër qëndron talenti i ri spanjoll Lamine Yamal, një nga protagonistët më të spikatur të këtij turneu.

Edhe bilanci i përballjeve direkte mes dy kombëtareve është plotësisht i balancuar. Spanja dhe Argjentina kanë nga gjashtë fitore secila, ndërsa dy ndeshje kanë përfunduar në barazim. Tashmë gjithçka është gati për një finale që premton spektakël, ndërsa mbetet të shihet se cila skuadër do të ngrejë trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror dhe do të shkruajë një kapitull të ri në historinë e Kupës së Botës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!