Më 18.07.2026, në ora 02:25, në rrugën rajonale pranë Strugës, është privuar nga liria A.T. (31) nga Struga. Gjatë një kontrolli në komunikacion, zyrtarët policorë konstatuan se ai po drejtonte një automjet të tipit „Seat“ me targa të Strugës, ndonëse kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjeteve të kategorisë „B“. Me udhëzim të prokurorit publik, automjeti është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.













