Thursday, July 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiArmend Reçi: Pankarta anonime nuk është kritikë, është presion ndaj demokracisë lokale...

Armend Reçi: Pankarta anonime nuk është kritikë, është presion ndaj demokracisë lokale në Strugë

REAGIM

Vendosja e një pankarte anonime në qendër të Strugës, me emrat e këshilltarëve të zgjedhur nga qytetarët, nuk është kritikë demokratike. Është një përpjekje e ulët për etiketim, presion dhe manipulim të opinionit publik.

Këshilltarët nuk janë organ ekzekutiv: nuk e menaxhojnë komunën, nuk realizojnë investime, nuk kryejnë punësime. Roli i tyre është të mbikëqyrin pushtetin lokal, të kërkojnë llogaridhënie dhe të mbrojnë interesin publik.

Prandaj, me të drejtë shtrohet pyetja: a po prodhon gjuha e urrejtjes dhe retorika sulmuese e shfaqur nga kryetari i komunës në media ndaj këshilltarëve fenomene të tilla? Apo Mendi Qyra ka dijeni, apo lidhje me ideimin e këtij turpi?

Në çdo rast, heshtja nuk mjafton.

Nevojitet distancim i qartë publik dhe hetim institucional për të identifikuar autorët dhe për të verifikuar ligjshmërinë e vendosjes së pankartës.

Struga nuk duhet të kthehet në qytet ku anonimiteti, presioni dhe gjuha e urrejtjes zëvendësojnë debatin demokratik.

Armend Reçi-Këshilltar i AKI-së

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!