Thursday, July 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFaton Pollozhani: Mendi Qyra, ndaleni propagandën, manipulimet dhe dezinformatat

Faton Pollozhani: Mendi Qyra, ndaleni propagandën, manipulimet dhe dezinformatat

Mendi Qyra, ndaleni propagandën, manipulimet dhe dezinformatat.

Po ju drejtohem publikisht me një ftesë të hapur: ejani në një seancë publike të Këshillit Komunal. Le t’i ftojmë përfaqësuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, si dhe të gjithë ekspertët dhe kompetentët që merren me menaxhimin dhe trajtimin e qenve endacakë. Le të jenë ata që do të flasin mbi bazën e fakteve, argumenteve profesionale dhe dispozitave ligjore.

Në seancën e fundit, ju vetë e pranuat se studimi i fizibilitetit përmban mangësi dhe gabime. Po ashtu, u konstatua se nuk janë respektuar procedurat ligjore për inicimin dhe shpalljen e Partneritetit Publiko-Privat.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë pse po insistoni që një studim fizibiliteti me mangësi të miratohet nga Këshilli. Mbi të gjitha, ata duhet të informohen se bëhet fjalë për një projekt me vlerë prej 1.500.000 euro, i cili parashikon harxhimin e mjeteve publike.

Ne mbetemi në pritje të caktimit të datës që ju përshtatet, me bindjen se një debat publik, transparent dhe i mbështetur në ekspertizë është në interes të qytetarëve dhe të vendimmarrjes së përgjegjshme.

Faton Pollozhani: Kryetar i BDI-së-Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!