Institucionet e shtetit po shndërrohen në leva të projektit “bota serbe”.
Në kohën kur Gjykata Kushtetuese po vë në pikëpyetje të gjitha shtyllat dhe të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit, bashkëpunimi me Gjykatën Kushtetuese të Serbisë “ringjallet” pas pothuajse 15 vjetësh. Koha dhe konteksti i këtij afrimi nuk mund të shpërfillen.
Shqetësimi për “botën serbe” nuk është trillim partiak. Edhe Parlamenti Evropian, jo njëherë, por dy herë, ka nënvizuar për ndikimin e “botës serbe” dhe promovimin e këtij projekti nga përfaqësues të Qeverisë në vendin tonë.
Ndërkohë, Ivan Stoilkoviqit i besohet Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, resori që koordinon decentralizimin, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo nuk është vetëm lëvizje kadrovike, por sinjal politik serioz.
Marrëveshja e Ohrit, barazia, decentralizimi dhe dinjiteti politik i shqiptarëve nuk janë të negociueshme.
Arbër Ademi













