Monday, July 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniÇmime të reja të derivateve të naftës

Çmime të reja të derivateve të naftës

Nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburanteve, dizeli pëson rritjen më të madhe
Duke filluar nga ora 00:01 e datës 14 korrik, në fuqi do të hyjnë çmimet e reja të derivateve të naftës, të miratuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Rritja më e theksuar është ajo e dizelit, i cili do të shtrenjtohet me 5,5 denarë për litër.
Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal me pakicë i EURODIZEL BS do të jetë 88 denarë për litër, nga 82,50 denarë sa ishte deri më tani.
Rritje do të kenë edhe benzinat. EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 87 denarë për litër, ose 1,5 denarë më shumë se çmimi aktual, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 89 denarë për litër.

Shtrenjtim pëson edhe nafta ekstra e lehtë për amvisëri, e cila rritet me 4,5 denarë dhe arrin në 86 denarë për litër. Ndërkohë, çmimi i mazutit rritet me 0,938 denarë për kilogram, duke u vendosur në 42,168 denarë.
Komisioni Rregullator për Energjetikë njofton se, në përgjithësi, çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë rritur mesatarisht me 3,59 për qind krahasuar me vendimin e datës 6 korrik.

Sipas arsyetimit të institucionit, ndryshimi i çmimeve është diktuar nga rritja e ndjeshme e çmimeve referente në tregjet ndërkombëtare, ku veçanërisht dizeli ka shënuar një rritje prej 11,01 për qind.
Ky është shtrenjtimi i dytë i karburanteve brenda një jave. Edhe me vendimin e 6 korrikut, dizeli ishte shtrenjtuar me 2,5 denarë për litër, benzina me 1 denar, ndërsa nafta ekstra e lehtë me 2 denarë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!