Më 09.07.2026 në ora 20:20 në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se në spital pa shenja jete është sjellë Sh.N. (14) nga Kavadari, me qëndrim në Gostivar. Sipas raportimit, e mitura ka rënë nga luhatësja në parkun e Gostivarit, pas së cilës është transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar, ku në ora 20:55 mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar për obduksion.













