Thursday, July 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniE dhimbshme/ Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare polici Genc Arsllani

E dhimbshme/ Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare polici Genc Arsllani

Qyteti i Kërçovës është përfshirë nga pikëllimi pas lajmit për ndarjen nga jeta të eprorit policor Genc Arsllani, i cili u nda papritur në moshën 44-vjeçare. Largimi i tij ka lënë dhimbje të thellë te familja, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin.
I lindur më 3 nëntor 1982, Arsllani ishte pjesë e gjeneratës së parë të policëve që iu bashkuan radhëve të Policisë në vitin 2002. Më 1 shkurt të atij viti ai filloi detyrën në Stacionin Policor të Kërçovës, ku për më shumë se dy dekada kontribuoi me përkushtim, integritet dhe profesionalizëm në shërbim të sigurisë dhe rendit publik.

Në prill të vitit 2022 ai mori detyrën e komandantit të Njësisë së Trafikut Rrugor në Stacionin Policor të Kërçovës, duke mbajtur një përgjegjësi të rëndësishme në strukturat policore.

Përtej uniformës, Genc Arsllani ishte një bashkëshort dhe prind i përkushtuar, duke lënë pas dy fëmijët e tij, Erionin dhe Erionën.
Ceremonia e lamtumirës së fundit do të mbahet sot, më 9 korrik 2026, në ora 18:00, në Varrezat e Reja në Kërçovë.
Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen Arsllani, të afërmit dhe kolegët e tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!