Thursday, July 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKaramitre: Dyshime për keqpërdorim në projektin publiko-privat për qentë endacakë në Strugë

Karamitre: Dyshime për keqpërdorim në projektin publiko-privat për qentë endacakë në Strugë

Pika e pavotuar për formimin e një ndërmarrjeje publike-private për qentë endacakë mbeti pa asnjë shpjegim nga kryetari i komunës lidhur me disa çështje të diskutueshme që ngjallin dyshime për veprime kriminale:

Komuna të paguajë tokën e “investitorit” me një çmim prej 180.000 eurosh për 2.500 metra katrorë (ndërkohë që komuna mund të vërë falas në dispozicion tokë në pronësi të saj)?! Pasi herën e parë kjo pikë nuk u miratua, brenda vetëm një jave kryetari e uli çmimin nga 180.000 euro në 100.000 euro vetëm për tokën?!
Vetëm me këtë shumë prej 100.000 eurosh për tokën mund të sterilizohen rreth 2.000 qen – një numër që do ta ulte ndjeshëm popullatën e qenve endacakë!

Edhe pse ende nuk është shpallur asnjë procedurë ku do të mund të konkurronin disa subjekte, një investitor nga Zagraçani tashmë po blen pajisje, gjë që lë të kuptohet se marrëveshja me pushtetin lokal është bërë paraprakisht?!
Si mund të merret me një çështje kaq serioze një investitor që nuk ka të angazhuar as ambulancë veterinare, nuk ka staf, nuk ka leje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, nuk ka program për adoptimin e qenve dhe as protokoll pune – përveçse nëse shërben vetëm për pastrim parash?!
Pushteti lokal nuk mund t’ua kalojë përgjegjësinë për mungesën e transparencës dhe marrëveshjet korruptive këshilltarëve që kërkojnë përgjigje. I bëj thirrje pushtetit lokal: edhe zgjidhja e pushtetit të mëparshëm, ku shërbimi veterinar kapte dhe sterilizonte qentë, është më efikase dhe më racionale sesa kjo skemë e dyshimtë me tokë në vlerë prej 100.000 eurosh.

Pa mbikëqyrjen e profesionistëve me përvojë dhe ekspertëve në punën e një ndërmarrjeje të tillë, dyshimet se bëhet fjalë për një mekanizëm pastrimi parash dhe një “thertore” pa standardet minimale teknike janë të bazuara. Dhe pikërisht kjo është kushti për ta mbështetur një projekt të tillë – një kusht për të cilin kryetari i komunës nuk tregon asnjë gatishmëri për ta dëgjuar.

E MAJTA-Strugë
Klime Karamitre

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!