Saturday, July 4, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNdërtimi i autostradës Ohër–Kërçovë po afrohet drejt përfundimit

Ndërtimi i autostradës Ohër–Kërçovë po afrohet drejt përfundimit

Ndërtimi i autostradës Ohër–Kërçovë po afrohet drejt përfundimit, ndërsa punimet po zhvillohen me ritëm të përshpejtuar, bëri të ditur kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski.
Sipas tij, Qeveria po arrin të zgjidhë një nga një sfidat e trashëguara, ku ndër më të mëdhatë kanë qenë rrëshqitjet e dheut dhe stabilizimi i shpateve përgjatë traseve.

Mickoski theksoi se galeria e parë, nga gjithsej 14 që parashihen në këtë projekt, tashmë është përfunduar dhe asfaltuar. Ai e cilësoi atë si një sukses të rëndësishëm inxhinierik, duke pasur parasysh kompleksitetin e terrenit malor dhe zgjidhjet e avancuara ndërtimore që kanë qenë të nevojshme për realizimin e saj.

Punimet po vazhdojnë me intensitet edhe në tunele, ku sipas tij faza e ndërtimit është drejt përmbylljes.

Ai bëri të ditur se deri më tani janë lëshuar në përdorim 34 kilometra të autostradës, të ndërtuara sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe cilësisë, të cilat tashmë shfrytëzohen çdo ditë nga qytetarët.

Kryeministri nënvizoi se institucionet mbeten të përkushtuara për ta përfunduar projektin brenda afatit të planifikuar, duke shtuar se autostrada nuk është vetëm një investim infrastrukturor, por një projekt me rëndësi strategjike që do të lehtësojë lidhjen mes qytetarëve, do të nxisë zhvillimin ekonomik, do të forcojë turizmin dhe do të krijojë mundësi të reja për bizneset në vend.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!