Tuesday, June 30, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrestohet një profesoresh në Maqedoni, dyshohet se mori rryshfet për një provim

Arrestohet një profesoresh në Maqedoni, dyshohet se mori rryshfet për një provim

Dje, në orën 11:45 në Shtip, zyrtarët policorë të SPB Shtip arrestuan T.A. (39) nga Shtipi, pasi ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”.

Më herët, më 22.06.2026, K.B. (26) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip dhe student në Universitetin “Goce Dellçev”, kishte raportuar se T.A. i kishte kërkuar 300 euro për ta kaluar provimin, të cilin ai do ta riprovonte më 29.06.2026.

Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Shtip, policia i dorëzoi studentit tre kartëmonedha prej 100 eurosh, të përpunuara paraprakisht për qëllime kriminalistike.

Zyrtarët policorë e arrestuan T.A. menjëherë pasi ajo i mori paratë. Ajo është ndaluar në stacionin policor, paratë janë sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të paraqitet kallëzim përkatës penal.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!