Saturday, June 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNënshkruhet marrëveshja për “One Stop” në kufirin Maqedoni e Veriut–Shqipëri në Qafethanë

Nënshkruhet marrëveshja për “One Stop” në kufirin Maqedoni e Veriut–Shqipëri në Qafethanë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka njoftuar se është firmosur zyrtarisht marrëveshja për funksionalizimin e pikës së përbashkët kufitare “One Stop ” ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Iseni theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së angazhimeve për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të të dy vendeve.

“Procedura më të shpejta në kufi, më pak pritje dhe trajtim më dinjitoz për qytetarët. Po e realizojmë zotimin tonë për të punuar në interes të tyre”, shkroi ai.

Marrëveshja synon të modernizojë kalimet kufitare përmes kontrolleve të përbashkëta, duke ulur ndjeshëm kohën e pritjes dhe duke rritur efikasitetin e lëvizjes së udhëtarëve dhe transportuesve mes dy shteteve.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë formalizuan marrëveshjen, duke konfirmuar një bashkëpunim të rëndësishëm në drejtim të lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar.

Në fund të mesazhit të tij, Iseni uroi që përfitimet e këtij projekti të ndihen sa më shpejt nga qytetarët e të dy vendeve.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!