Friday, June 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPaditet ish kryetari i Komunës së Debërcës

Paditet ish kryetari i Komunës së Debërcës

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër Z.N. (60) nga fshati Volinë, komuna e Debërcës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”.
Ai, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Debërcës, me vetëdije, duke mos ushtruar mbikëqyrjen e nevojshme dhe duke vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme, përkatësisht pa lidhur kontratë, u ka mundësuar disa subjekteve juridike që në një ndërtesë afariste në pronësi të komunës, e vendosur në parcelën kadastrale në fshatin Volinë, gjatë periudhës 2017–2025, të ushtrojnë lirisht veprimtari tregtare pa pasur detyrimin të paguajnë kompensimin përkatës në buxhetin e komunës.
I denoncuari e ka bërë këtë edhe pse e dinte se, sipas Statutit, ai administron pronën e komunës dhe është i detyruar të ndërmarrë masa për të siguruar shfrytëzimin e saj në përputhje me ligjin.
Me këtë veprim, ai i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm material Komunës së Debërcës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!