REAGIM PUBLIK NGA BASHKËSIA LOKALE E KOROSHISHTËS
Shprehim shqetësimin lidhur me aktivitetet e gurores dhe shpërthimeve me mina që po zhvillohen në afërsi të fshatit tonë.
Shpërthimet e fundit kanë shkaktuar lëkundje të ndjeshme, të cilat janë vërejtur nga një numër i madh banorësh. Po ashtu, shqetësimi ynë lidhet me pasojat që këto aktivitete mund të sjellin për fshatin, duke përfshirë ndotjen nga pluhuri, dëmtimin e mjedisit dhe rrezikun e ndikimit në burimet ujore që furnizojnë banorët me ujë.
Në emër të banorëve të Koroshishtës, u bëjmë thirrje institucioneve kompetente që ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet, të vlerësojnë ndikimin e këtyre aktiviteteve dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e interesit publik.
Mbrojtja e mjedisit, burimeve ujore dhe mirëqenia e banorëve duhet të mbeten prioritet.
Bashkësia Lokale Koroshisht
Në emër të banorëve të Koroshishtës.













