Glentiona Ramo nga Ladorishti i Strugës, e cila është shpallur nxënësja më e mirē e gjeneratës nê vitin e katërt, në drejtimin shëndetësorë (mjekësi) në SHMK “Niko Nestor” në Strugë.
Ky vlerësim i merituar është rezultat i përkushtimit, punës së palodhur, disiplinës dhe rezultateve të shkëlqyera që Glentiona ka treguar gjatë gjithë rrugëtimit të saj shkollor.
Ajo është shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e saj, duke dëshmuar se suksesi arrihet me përpjekje, këmbëngulje dhe dashuri për dijen në fushën e mjekësisë.
Ky sukses është një krenari e veçantë jo vetëm për familjen e saj, por edhe për Ladorishtin, shkollën dhe gjithë komunitetin që e ka mbështetur në rrugën e saj drejt arritjeve.
I urojmë Glentionës suksese të reja në studimet dhe sfidat e ardhshme, me bindjen se ajo do të vazhdojë të shkëlqejë kudo që do të jetë.
Urime për këtë arritje të merituar dhe shumë suksese në të ardhmen!
(Struga Ekspres)













