Sot, një djalë 21-vjeçar nuk u kthye më në shtëpi. Një familje u shkatërrua. Një jetë u shua në ujërat ku njerëzit shkojnë për pushim e argëtim.
Dhe pyetja mbetet e njëjtë:
Sa të rinj duhet të mbyten që plazhet e Strugës të kenë shpëtimtarë?
Çdo vit dëgjojmë lajme të ngjashme. Çdo vit derdhen lotët e familjeve. Çdo vit premtohet më shumë siguri. Dhe çdo vit humben jetë.
Një plazh pa shpëtimtarë nuk është thjesht mungesë organizimi. Është një rrezik i përhershëm që kushton jetë njerëzish.
Sot është një 21-vjeçar. Nesër mund të jetë një fëmijë. Pasnesër mund të jetë dikush nga familja jonë.
Nuk mund të vazhdojmë të numërojmë viktima dhe ta quajmë këtë “fatkeqësi”. Kur rreziku dihet dhe masat mungojnë, heshtja bëhet bashkëfajtore, qeveria hesht..komuna e heshtur prej shumë vitesh…
Struga nuk ka nevojë për reagime pas tragjedive. Ka nevojë për shpëtimtarë para tragjedive.
Sepse asnjë verë nuk duhet të paguhet me jetë njerëzish.
Lindim Etemi (Struga Ekspres)













