Thursday, June 4, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni“Ulu në vend, nuk ta dhash fjalën”, “S’të vjen turp” – përplasje...

“Ulu në vend, nuk ta dhash fjalën”, “S’të vjen turp” – përplasje verbale në mes deputetëve në Komitetin për Marrëdhënie mes Bashkësive (VIDEO)

Në seancën e sotme të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive e cila kryesohet nga deputeti Adnan Azizi, ka pasur përplasje verbale në mes deputetëve.

Përplasja verbale erdhi si pasojë e votimeve të propozimeve për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Kryesuesi i Komitetit Adnan Azizi, kërkoi që të votohet për një propozim, ndërsa kjo hasi në reagimin e deputetëve të opozitës. Blerim Bexheti nga Fronti Evropian dhe Fatmir Bytyqi i LSDM-së kundërshtuan propozimin e Azizit.

Pas reagimit të deputetëve të opozitës Azizi, tha se do ta vendos në votim fillimisht propozimin e opozitës, ndërsa theksoi se këtë ata e bëjnë vetëm për spektakël.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!