DY MEDALJE ARI, NJË E ARGJEND DHE NJË BRONZ NË KAMPIONATIN INDIVIDUAL TË MAQEDONISË.
Ne kete fundjavë në Shkup u mbajt kampionati individual i boksit në Maqedoni, klubi i boksit Sindi mori pjesë me 5 boksier te cilët me paraqitjet e tyre treguan zemer dhe shpirt luftarak në ring. Klubin strugan e perfaqsuan
•Aron Skenderi (57kg, U17)
•Arijon Dauti (75kg, U19)
•Dion Lena (70kg, Senior)
•Alim Nasufi (75kg, Senior)
•Tome Maxhoski (80kg, Senior)
Trejnerët Fisnik Hani dhe Shkodran Ziba u shprehen të kënaqur me boksiret te cilet edhe pse me një pergatitje të shkurtër treguan kualitet te lart te boksit.
Stafi i KB “Sindi” shpreh një falemenderim të veçant per bizneset private të cilët sponzorizuan dhe ndihmuan klubin qe të marr pjesë në ketë kampionat: “Lorel.ch” “Hotel Exlusive” “Blue Sky” “Ensar Gold” “Trim&Lum” “Hotel Ëmbla” “Gloria LoungeBar” “Silver One” “Liçka DOOEL”.













