Monday, May 18, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKlubi i Atletikës "Drini"-Strugë, me rezultate të shkëlqyera në Kupën e...

Klubi i Atletikës “Drini”-Strugë, me rezultate të shkëlqyera në Kupën e Maqedonisë së Veriut!

Klubi i Atletikës “Drini” me rezultate të shkëlqyera në Kupën e Maqedonisë së Veriut!

Sot dhe dje në Shkup u zhvillua Kupa e Maqedonisë së Veriut në Atletikë për senior, ku Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga bëri një paraqitje të jashtëzakonshme, duke dëshmuar edhe një herë nivelin dhe potencialin e madh që posedon.
Klubi ynë arriti të fitojë 4 vende të para, 2 vende të dyta dhe 2 vende të treta, si dhe shumë rezultate me rekorde personale. Duke qenë se kupa ishte edhe garë me norma, atletët tanë siguruan plot 11 norma, ndërsa “Drini” u rendit ndër klubet më të suksesshme në përfundim të garës.
Me dy medalje të arta dhe një të argjendtë, Melisa Dimitrioski ishte një nga yjet e kësaj kupe, duke shkëlqyer në disiplinat e sprintit 100m dhe 200m, ku përveç medaljeve përmirësoi edhe rekordet e saj personale.
Paraqitje shumë të mirë pati edhe Gilman Junuzi me dy medalje të fituara, te artë në 800m dhe të bronztë në 400m, duke treguar formë të lartë dhe garë të fortë përballë konkurrentëve më të mirë.
Edhe Sara Dimitrioski kontribuoi në suksesin e klubit me dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë, duke vazhduar paraqitjet e saj të mira këtë sezon, si dhe Lirim Isufi i cili me përvojën e tij, ndihmoj klubin për rezultate të larta e në veçanti në diciplinën e stafetës.
Performanca të mira dhe shumë premtuese realizuan edhe garuesit e rinj të klubit: Olsa Orani, Vesa Sela, Ermal Isufi, Jon Labënishti, Drini Hajredini dhe Veton Qyra, të cilët me përkushtimin dhe talentin e tyre treguan se e ardhmja e klubit është e sigurt.
Gara më emocionuese dhe më e bukur e atletikës, stafetja 4×400 mix (dy vajza dhe dy meshkuj), i takoi me plot meritë Klubit të Atletikës “Drini”. Ekipi ynë dominoi garën nga fillimi deri në fund, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim vendin e parë dhe duke dhuruar një performancë spektakolare për publikun.
Këto rezultate janë fryt i punës së madhe, disiplinës dhe sakrificës së sportistëve dhe trajnerëve, të cilët çdo ditë japin maksimumin për ngjyrat e klubit tonë.
Urime të gjithë atletëve për suksesin, krenarë me secilin prej jush!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!