Bedri Hamza ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, duke theksuar se zëri i tyre përfaqëson kërkesën për respekt, barazi dhe dinjitet kombëtar.
Përmes një statusi publik, Hamza deklaroi se protesta e paralajmëruar për nesër në Shkup është “zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin e vet kombëtar”.
Postimi i plotë i Bedri Hamzës:
Zëri i studentëve shqiptarë në Shkup nesër është zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin e vet kombëtar.
Jam gjithmonë pranë çdo të riu shqiptar që ngrihet për të mbrojtur gjuhën, identitetin dhe të drejtat e tij.
Jemi me ju!













