Friday, May 15, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniProtesta e dytë studentore më 18 maj në Shkup: “Si të parët...

Protesta e dytë studentore më 18 maj në Shkup: “Si të parët tanë për këtë amanet!”

Studentët e universiteteve shqiptare në Maqedoninë e Veriut për të hënën e javës tjetër, gjegjësisht më 18 maj, kanë paralajmëruar protestën e dytë për të drejtat e tyre për mbrojtjen dhe dhënien e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.

Kreu i lëvizjes studentore të këtyre protestave përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar për protestën e dytë me porosinë: “Si të parët tanë për këtë amanet!”. Ai ka bërë thirrje për përkrahje masive për të drejtat e tyre legjitime.

Protesta e dytë vjen pas asaj të mbajtur një muaj më parë para Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë, ku u kërkua e drejta për dhënien e provimit të jurisprudencës dhe provimeve tjera shtetërore në gjuhën shqipe, një e drejtë sipas tyre që garantohet edhe me Kushtetutë. Por deri më tani, nuk është ndërmarrë ndonjë vendim institucional lidhur me realizimin dhe plotësimin e kësaj të drejte studentore. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!