Wednesday, May 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBDI-Strugë: U vërtetua se drejtorët e shkollave në Strugë janë jolegjitimë

BDI-Strugë: U vërtetua se drejtorët e shkollave në Strugë janë jolegjitimë

Sot u vërtetua se drejtorët e shkollave në Strugë janë jolegjitimë 📢

Tre muaj më parë paralajmëruam publikisht se proceset në arsim në Strugë po devijojnë nga baza ligjore. Sot, kjo është vërtetuar edhe institucionalisht.

Ka arritur vendimi i Komisionit të shkallës së dytë, përmes të cilit anulohen vendimet për shkarkimin e drejtoreshës së mëparshme të SHMK “Ibrahim Temo”. Sipas informatave tona, pritet që edhe rastet e tjera të drejtorëve paraprak të marrin epilog të njëjtë juridik.

Kjo nënkupton se emërimet e bëra në shkollat fillore dhe të mesme në Strugë janë realizuar në kundërshtim me procedurat ligjore, duke e bërë legjitimitetin e ushtruesve aktualë të detyrës seriozisht të kontestueshëm.

Përgjegjësia juridike tashmë nuk mbetet vetëm politike, por bie drejtpërdrejt edhe mbi kryetarin e komunës dhe personat e emëruar në mënyrë të kundërligjshme.

Ky zhvillim konfirmon edhe një herë qëndrimin tonë të qartë dhe të pandryshueshëm: politika duhet t’i mbajë duart larg arsimit.

Sipas informatave relevante, për këto procedura tashmë janë duke u mbledhur informacione edhe nga institucionet e drejtësisë, ndërsa Inspektorati Arsimor në Strugë ka dërguar shkresë zyrtare deri te Prokuroria kompetente, ku janë evidentuar veprimet kontestuese dhe është kërkuar informacion plotësues për thellimin e hetimeve.

Në muajt në vijim, pas përfundimit të mandatit 6-mujor të ushtruesve të detyrës, mbetet të shihet se çfarë procedurash të reja do të ndjekë kryetari Qyra, sidomos duke pasur parasysh faktin se shumica e të emëruarve nuk kanë kaluar provimet për licencim si drejtorë.

Në drejtësi ekziston një parim i qartë: gabimi mund të ndodhë nga mosdija, por përsëritja e tij në rrethana kur ligji dhe argumentet janë të qarta, përbën veprim me vetëdije të plotë dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

Duhet rikujtuar se edhe ish-kryetari i Komunës së Strugës është dënuar për shkelje të ngjashme ligjore në fushën e arsimit, gjë që e bën edhe më të rëndë peshën e këtyre veprimeve dhe përgjegjësinë institucionale që duhet të mbahet.

BDI Strugë do ta ndjekë nga afër këtë proces, duke mbetur e palëkundur në mbrojtje të ligjshmërisë, transparencës dhe integritetit të sistemit arsimor.

BDI-Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!