Tuesday, May 12, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiDashmir Nasufi zgjidhet kryetar i BDI-së së Veleshtës

Dashmir Nasufi zgjidhet kryetar i BDI-së së Veleshtës

Dashmir Nasufi zgjidhet ne krye të nëndegës së Veleshtës në kuadër të
Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega – Strugë

Pas një takimi konstruktiv me strukturat e nëndegës së Veleshtës dhe pas
disa propozimeve, anëtarësia unanimisht vendosi që pozitën e Kryetarit
të nëndegës së Veleshtës në kuadër të Bashkimit Demokratik për
Integrim, Dega – Strugë ta marrë Dr.Sc. Dashmir Nasufi.

Dashmir Nasufi është Inxhinier i Komunikacionit dhe Transportit rrugor.
Gjithashtu ka kryer studimet e Doktoraturës në Krimin e Organizuar dhe
Masat Speciale Hetimore për Zbulim.
Ai është anëtar i vjetër i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me
kontributin dhe angazhimin e tij ndër vite ka ngjitur shkallët nëpër
strukturat partiake me plotë meritë.
Dashmiri është një figurë tejet e pranishme dhe me tepër kredibilitet
në Veleshtë dhe më gjërë. Ai vjen nga eksperienca të ndryshme e të
suksesshme si sipërmarrës në sektorin privat e duke kryer funksione me
përgjegjësi e integritet në sektorin publik.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës ishte i pranishëm dhe ish Kryetari i kësaj nëndege, z. Valon Qyra, i cili kreu këtë detyrë për një periudhë 12 vjeçare me plotë sukses, integritet dhe përkushtim. Ne e falenderojmë jasht mase për kontributin e tij të deritanishëm.
Ai do vazhdojë të jetë pjesë vitale e ekipit tonë duke vazhduar kështu edhe më fuqishëm drejtë realizimit të qëllimeve tona.

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Strugë i uron suksese në detyrë
kryetarit të ri të sapozgjedhur me bindje të plotë se me përkushtim dhe
vullnet të mire do të vazhdoj të kontribuoj në fuqizimin e Bashkimit
Demokratik për Integrim dhe në përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!