Tabela të reja, por i njëjti mentalitet i vjetër.
Vendosja e tabelave të reja në autostradën Kërçovë–Ohër, pa përdorimin e gjuhës shqipe, paraqet një tjetër shembull të mosrespektimit të karakterit shumetnik të shtetit dhe të dispozitave ligjore për përdorimin e gjuhëve.
Shqipja është gjuhë zyrtare dhe prania e saj në hapësirat publike nuk është çështje vullneti politik, por obligim institucional dhe ligjor.
Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje, por trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të garantuara me ligj. Çdo anashkalim i gjuhës shqipe në institucione apo infrastrukturë publike krijon përshtypjen e përjashtimit dhe dërgon një mesazh të gabuar për qytetarët shqiptarë në këtë vend.


















