MMot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje lokale.
Në territorin e Maqedonisë së Veriut sot pritet mot i ndryshueshëm me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell.
Në disa rajone parashikohen reshje të dobëta shiu, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe malore të vendit.
Temperaturat ditore do të lëvizin nga 14 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa erë e lehtë deri mesatare do të fryjë nga drejtimi verior.
Meteorologët paralajmërojnë se në orët e pasdites mund të ketë zhvillim të vranësirave më të dendura me reshje të shkurtra lokale dhe mundësi për bubullima në disa zona.













