Respekt dhe mirënjohje për Presidentin tonë, Naser Sinani
Ky sukses që po arrijmë sot nuk është rastësi. Është rezultat i punës, sakrificës dhe mbi të gjitha i mbështetjes së vazhdueshme ndër vite nga presidenti ynë, Naser Sinani.
Në momentet më të vështira, kur shumëkush do ishte dorëzuar, ai qëndroi pranë klubit, besoi dhe investoi me zemër – jo vetëm financiarisht, por edhe shpirtërisht. Kjo rrugë drejt suksesit mban edhe firmën e tij.
Sot jemi pranë një objektivi të madh. Presidenti ka premtuar se nëse kalojmë play-off-in, ekipi do të shpërblehet ashtu siç e meriton.
Por mbi të gjitha, në rast kualifikimi në Ligën e Dytë, ai do të jetë shtylla kryesore dhe mbështetja më e madhe për të çuar klubin në një nivel tjetër.
Ky është më shumë se një premtim – është vazhdim i një historie besimi.
Faleminderit President!
Së bashku drejt objektivave të mëdha.
KF.Vllaznimi-Strugë













