Youth for Struga, sot me rastin e patronatit të shkollës “Nuri Mazari” në Dollogozhdë, realizoi një projekt të vogël për të përmirësuar atmosferën për nxënësit gjatë pushimeve.
Shpresojmë që kjo nismë të pëlqehet nga nxënësit dhe të shfrytëzohet siç duhet. Nëse rezulton e suksesshme, kjo do të jetë vetëm fillimi i projekteve të tjera në të ardhmen.
Njëkohësisht, apelojmë që nxënësit të kujdesen për mirëmbajtjen dhe të mos e dëmtojnë hapësirën e pushimit.















